Skip to content

Historiku

BANNER1
10644476_10204959454250288_8440592823806391868_o

Rreth nesh

Që prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar filloi emigrimi nga gjyshërit tanë, me destinacion në Zvicër. Prej asaj kohe, numri i gurbetçarve nga Garana është rritur dukshëm. Në vitin 2011, disa gurbetçarë morrën iniciativën për të themeluar një shoqatë që në menyrë më të organizuar të kontribojmë në zhvillimin e fshatit tonë.Në vitin 2011 në një mbledhje vllazërore, nismëtarët e shoqatës morrën mbështetjen e të gjithë banorëve të Garanës, të cilët jetojnë në Zvicër, për themelimin e Shoqatës Humanitare Garana.

Shoqata Humanitare Garana ështe nje shoqatë jofitimprurëse, e themeluar për një periudhë të pacaktuar kohore për të arritur objektivat në fushën e humanitetit, arsimit, kulturës dhe infrastrukturës.

Shoqata jonë është një shtyllë e vogel në kalanë e madhe të quajtur Garanë, qellimi jonë drejt përparimit, progresit si në aspektin shoqëror poashtu edhe në atë kombëtar do ti përcaktojë projektet tona në të ardhmen.

Apeli i shoqates është që sa më shumë mërgimtarë të afrohen në synimin e vetëm që të ndihmohet vendlindja dhe të gjithë ata që janë në situata nevojtare.

Kryesia aktuale

Me date 01.03.2020 në Aarburg u mbajt mledhja e kryesisë se re të Shoqatës Humanitare Garana. Ne këtë mbledhje u zgjodh kryesia e ngushtë për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar (2020 – 2023).

Kryetarë u zgjodh: Jeton Dauti (nga 01.12.2021: Dr.  Faik Elezi)
Zv/Kryetarë: Jetmir Iljazi
Sekretar: Arsim Dervishi
Arkatar: Lirim Kadriu

Anëtarët tjerë të kryesisë janë: Bekim Emrullai, Blerim Aliu, Ramazan Halili, Leutrim Rushyti, Haris Aliu, Artan Aliu, Afrim Vejseli, Besmir Hasani.

IMG_20201017_212042_resized_20201018_021036934