Konkurs për punëtor
Kryesia e Shoqatës Humanitare Garana(Zvicer), bashkë me Shoqatën si motër në Amerikë „Garana e Bashkuar“, në mbledhjen e mbajtur më datë 07/02/15 sollën vendim që për vitin 2015, të punsojnë dy puntorë për mirmbajtjen e varrezave dhe rrugëve në fshatin Garanë.
Lartësia e mjeteve me të cilat SH.H. „Garana“ në Zvicer dhe Amerikë paguan puntorët është 3000 Fr. për vit respektivisht 250 Fr. në muaj.
Me këtë rast shpallim :
KONKURS
Për plotsimin e dy vendeve te punës si puntorë për mirëmbajtjen e varrezave dhe rrugëve të fshatit.
Konkursi mbetet i hapur nga 26.02.2015 deri në 31.03.2015.
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë ata që plotsojnë kushtet e përcakatuara nga Sh.H.“Garana“ Zvicër dhe Amerikë.
Kushtet e përgjithëshme:
• Të jenë banor të f.Garanë
• Të mos jenë të punësuar në vend tjetër.
• T‘i përmbahen rregullores së punës.
Të gjithë të interesuarit për informata shtesë të kontaktojnë koordinatorin e shoqatës FADIL EMINI.
Të gjitha informatat e kandidatve do të shqyrtohen dhe verifikohen me kujdes nga kryesitë e shoqatave dhe do të sillet vendimi se cilët konkurues i plotësojnë kushtet për fitimin e vendit te punës.
