Konkurs për punëtor

Kryesia e Shoqatës Humanitare Garana(Zvicer), bashkë me Shoqatën si motër në Amerikë „Garana e Bashkuar“, në mbledhjen e mbajtur më datë 07/02/15  sollën vendim që për vitin 2015, të punsojnë dy puntorë  për mirmbajtjen e varrezave dhe rrugëve në fshatin Garanë.

Lartësia e mjeteve me të cilat SH.H. „Garana“ në Zvicer dhe Amerikë paguan puntorët është 3000 Fr. për vit respektivisht 250 Fr. në muaj.

Me këtë rast shpallim :

KONKURS

 Për  plotsimin e dy vendeve te punës si puntorë për mirëmbajtjen e varrezave dhe rrugëve të fshatit.

Konkursi mbetet i hapur nga 26.02.2015 deri në 31.03.2015.

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë ata që plotsojnë kushtet e  përcakatuara nga Sh.H.“Garana“ Zvicër dhe Amerikë.

Kushtet e përgjithëshme:

•         Të jenë banor të f.Garanë

•         Të mos jenë të punësuar në vend tjetër.

•         T‘i përmbahen rregullores së punës.

Të gjithë të interesuarit  për informata shtesë të kontaktojnë  koordinatorin e  shoqatës  FADIL EMINI.

Të gjitha informatat e kandidatve do të shqyrtohen dhe verifikohen me kujdes  nga kryesitë e shoqatave dhe do të sillet vendimi se cilët konkurues i plotësojnë  kushtet p­ër fitimin e vendit te punës.