admin
Posts by :
Konkurs për punëtor
Kryesia e Shoqatës Humanitare Garana(Zvicer), bashkë me Shoqatën si motër në Amerikë „Garana e Bashkuar“, në mbledhjen e mbajtur më datë 07/02/15 sollën vendim që për vitin 2015, të punsojnë dy puntorë për mirmbajtjen e varrezave dhe rrugëve në fshatin Garanë.
Lartësia e mjeteve me të cilat SH.H. „Garana“ në Zvicer dhe Amerikë paguan puntorët është 3000 Fr. për vit respektivisht 250 Fr. në muaj.
Me këtë rast shpallim :
KONKURS
Për plotsimin e dy vendeve te punës si puntorë për mirëmbajtjen e varrezave dhe rrugëve të fshatit.
Konkursi mbetet i hapur nga 26.02.2015 deri në 31.03.2015.
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë ata që plotsojnë kushtet e përcakatuara nga Sh.H.“Garana“ Zvicër dhe Amerikë.
Kushtet e përgjithëshme:
• Të jenë banor të f.Garanë
• Të mos jenë të punësuar në vend tjetër.
• T‘i përmbahen rregullores së punës.
Të gjithë të interesuarit për informata shtesë të kontaktojnë koordinatorin e shoqatës FADIL EMINI.
Të gjitha informatat e kandidatve do të shqyrtohen dhe verifikohen me kujdes nga kryesitë e shoqatave dhe do të sillet vendimi se cilët konkurues i plotësojnë kushtet për fitimin e vendit te punës.
Raporti i pergjithshëm 2014
Raport i përgjithshëm mbi projektet e „Shoqatës Humanitare Garana“ në vitin 2014
Të nderuar antarë dhe bashkatdhetarë
Vitet po kalojnë dhe shoqata jonë e përbashkët tani ka hyrë në vitin e katërt qysh nga themelimi i sajë. Tani, të gjithë jemi duke shijuar frutat e suksesit sajë.
Edhe në vitin 2014, Shoqata ka patur një aktivitet të zgjeruar.
Në vijim keni një rradhitje të projektve gjatë vitit 2014.
1. Shpërndarja e pakove ushqimore
Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për Shoqatën dhe që nga fillimi, Shoqata këtë projekt e ka kryer dy herë në vit. Poashtu, edhe në vitin 2014 u shpërndan dy herë nga 13 pako ushqimore, të cilat kapin vlerën e 3000 Franga Zviceriane.
Realizimi i projektit (2014)
Gjysëmvjetori i parë: 13 pako ushqimore = 1500 Fr.
Gjysëmvjetori i dytë: 13 pako ushqimore = 1500 Fr.
Shuma totale për këtë projekt: 3000Fr.
Në mbledhjen e fundit me antarët e Shoqatës Humanitare Garana, e mbajtur më datë 23.Nëntor 2014 në Aarburg, është marrë vendimi nga antarët, që ky projekt, në vitet e ardhshme të realizohet tre herë brenda vitit.
Vitin e kaluar në këtë projekt kontribuan me 500 Dollarë edhe vllezërit tanë që gjenden në Amerikë.
2. Bursat për studentët e Garanës
– Shoqata Humanitare Garana, me mbështetjen e plotë të antarëve, nga fillimi i vitit 2013 filloj me përkrahjen e tre studentëve apo studenteve të shkëlqyshëm. Përzgjedhja e Studentëve u bë me anë të një konkursi publik.U perzgjodhën kandidatët të cilët i plotësuan të gjitha kushtet e vendosura nga ana e Shoqatës. Secili student apo studente përfitojë shumën prej 1000Fr. për vit akademik.
– Gjatë vitit 2014, njëri nga studentët i përfundoj studimet me sukses të lartë. Nga kjo situatë e re, Shoqata përsëri shpalli konkurs për një Student/e. Në këtë konkurs konkuruan dy Student/e. Duke parë gjendjen e mirë të Shoqatës, kryesia e Shoqatës morri vendimin që të rrisë numrin e bursave nga tre në katër. Kështu që: Në vitin 2015 Shoqata do të japi katër bursa për studentët dhe studentet nga fshati jonë.
Realizimi i projektit (2014)
Bursat u dorëzohen Studentve dy herë në vit( në fillim të semestrit akademik)
- Semestri i parë: 3 Student/e = 1500 Fr.
- Semestri i dytë: 3 Student/e = 1500 Fr.
- Shuma totale për këtë projekt = 3000Fr.
Për vitin akademik 2014/2015, Shoqata ndau bursa për katër student/e.
3. Kontribut në shkollën fillore Millto Gurra
Kontribut me 1000 Fr. ne projektin e Shkolles M.Gurra
– per kyqjen e WC me kanilizimin e fshatit
– per riparimin e rrethojës së arealit të shkollës
4. Organizimin e Manifestimit
Me 2014 SH.H.Garana organizoi manifestimin e dytë rradhasi. Edhe në këtë manifestim ishin të pranishëm artistë nga fshati jonë si, Dervish Dervishi, Argëton Dervishi dhe Rabie Rika. Gjithashtu ne këtë manifestim ishte edhe Duli.
Atmosfera familjare dhe takimi me bashkatdhetarët e fshatit tonë e bëjnë të domosdoshëm organizimin e këti manifestimi edhe në vitet tjera.
Gjithashtu duhet faliminderuar shum vullnetarë të cilët ndihmojn në mbarvajtjen e manifestimit.
Të gjithve antarëve u dërgua ka një DVD me incizimin e manifestimt.
Projektet e ardhshme në vitin 2015
5. Ndërtimi i Shtëpisë
Në mbledhjen e fundit më antarët e Shoqatës dhe bashkatdhetarët, e mbajtur më 23. Nëntor 2014 në Aarburg, të pranishmit mbështetën njëzëri, iden e propozuar nga ana e kryesisë, për ndërtimin e një shtëpie për djemt e Muhamedit, Ismailin dhe Imerin. Të pranishmit vendosën që buxheti i shoqatës te mos ngarkohet, mjetet e novjshme të mblidhen në menyrë vullnetare nga të gjith bashkatdhetarët të cilët duan të kontribojn në këtë projekt.
Plani ideor, i propozuar nga kryesia e shoqatës, parashihte që ky projekt do të kushtojë 18000 deri në 20000 Franga.
Ndërtimi i shtëpisë do të fillojë në prill të vitit 2015.Në këtë projekt do të marrin pjesë edhe
shoqata si motër nga Amerika »Garana e bashkuar ».
Gjithashtu duhet faliminderuar edhe kompanitë ndërtuese nga Garana, të cilat të gjitha
shprehën gadishmëri të madhe për këtë projekt. Informacione dhe detaje më të hollësishme
rreth këti projekti do të ketë në raportin dhe mbledhjen e ardhshme, pasi të ket përfunduar
projekti.
6. Mirmbajtja e varrezave dhe rrugëve të fshatit
Gjithashtu në mbledhjen e fundit më antarët e Shoqatës dhe bashkatdhetarët, e mbajtur më 23. Nëntor 2014 në Aarburg, të pranishmit mbështetën njezëri, iden e propozuar nga ana e kryesisë, për të punësuar dy puntorë nga Garana, të cilët do të mirmbajnë të githa varrezat e fshatit dhe do të kujdesen për rrugët.
Ky projekt do të realizohet në bashkpunim me Shoqatën ne Amerike, ku secila do të financoj
50% këtë projekt.
Për përzgjedhjen e puntorve do të shpallet konkurs. Të drejtë konkurimi do të kenë të gjithë
banorët e fshatit Garanë.
Rroga e paraparë vjetore është 3000 Franga në vjet për cdo puntorë.
Informata më të detajuara rreth këti projekti do të ketë raportin dhe mbledhjen e ardhshme.
Shoqata do të angazhohet që, të gjitha projektet e filluara deri tani edhe në të ardhëmen të
realizohen me kujdesin maksimal.
Me respekt dhe sinqeritet
Kryesia e Shoqatës Humanitare Garana
| Kontabilitieti 2014 | Hyrje CHF | Dalje CHF | Shuma Totale CHF |
| Antarsia | 12.921.60 Fr. | ||
| Sponzorat | 4400 .00 Fr. | ||
| Ndihmat | 6612.00 Fr. | ||
| Te ndryshme | 4298.60 Fr. | ||
| Total | 17.321.60 Fr. | ||
| Total-Dalje | 10.910.60Fr. | ||
| Shuma Totale | 6411.00 Fr. | 6411. Fr. |
Shoqata Humanitare në 4 projektet paraprake në fshatin tonë:
- Ndërtimin e Loges për festat e 28 Nëntorit, në ketë projekt Shoqata investoi 3000Euro.
- Shpërndarjen e 10 Pakove tek familjet nevojtare me 120 Euro/pako, ndersa i gjith projekti kapi vlerën 1200 Euro.
- Shoqata Humanitare Garana morri pjesë me 1000 Euro në renovimin e xhamisë të Garanës.
- Gjithashtu Shoqata morri pjesë me një vlerë prej 1000 Euro në ndërtimin e shtëpisë së Halles NEJSHE, mirpo pershkak se nuk ka pasur nevojë paratë janë kthyer persëri në Buxhetin e Shoqates.
- Financimi i 3 Studentë të rregullt dhe të shkëlqyeshëm.
Manifestimi 2017
Ftesë
Shoqata Humanitare Garana njofton dhe njëkohësisht u bënë ftesë të gjithë garanasve për Manifestimin e ardhshëm.
Janë te ftuar të gjithë garanasit kudo që ndodhen në mërgim.
Manifestimi do të mbahet më datë : 21.05.2017
Në: HAZAL SAAL
Sternenhofstrasse 15
4153 Reinach BL
Ora: 14:00- 20:00
Manifestimi do të shoqerohet me një program të pasur artistik dhe muzikor. Gjithashtu në jubileun tonë të Manifestimit të pestë, Shoqata kete rradhë do te ofrojë ushqim tradicional falas.
Të pranishëm do të jenë : Uran Dervishi, Musa Izeri, Duli, Lindita Purellku dhe Demir Dasha.
Ju mirëpresim në festën tonë të përbashkët.

Zgjedhja e kryesis së re
Më datë 01.03.2020 në Aarburg u mbajt mledhja e pare e kryesisë se re të Shoqatës Humanitare Garana. Ne këtë mbledhje u zgjodh kryesia e ngushtë për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar (2020 – 2023).
Kryetarë u zgjodh: Jeton Dauti
Zv/Kryetarë: Jetmir Iljazi
Sekretar: Arsim Dervishi
Arkatar: Lirim Kadriu
Anëtarët tjerë të kryesisë janë:
Dr. Faik Elezi
Bekim Emrullai
Blerim Aliu
Ramazan Halili
Leutrim Rushyti
Haris Aliu
Artan Aliu
Besmir Hasani
Me respekt dhe sinqeritet
Kryesia e SH.H.G
Njoftim për mbledhje
Mbajtjen e mbledhjes së dytë me antarët dhe bashkëatdhetarët
RENDI I DITES
Në këtë mbledhje është paraparë që:
1. Të prezantohen projektet e realizuara nga Shoqata Humanitare Garana në vitin 2014.
2. Të diskutohen projektet e ardhëshme.
3. Gjendja e buxhetit të Shoqatës.
4. Kritika dhe sygjerime e punës së kryer.
5. Të tjera..
Mbledhja do të mbahet më datën :
E Diell, 23. 11 .2014. ORA 14:00 Në: Restorant TRAUBE (Restoranti Qamilit) Oltnerstrasse 14, Aarburg
